Home About Us  Sectors  News Partners
Where We Work
Afghanistan
Armenia
Azerbaijan
Albania
  Democratic Republic of  Congo
Georgia
Grenada
Haiti
Indonesia
Liberia
Sri Lanka
Sudan
Where We Worked
Bosnia and Herzegovina
Kosovo
Serbia
Sierra Leone
Tajikistan
Turkey
Work With Us
Jobs
Volunteers
Details
Contact us

 

Shqipëria

English

INFORMACION I PERGJITHSHEM

Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria u kthye në një vend komunist dhe për pasojë ndoqi një politikë të rreptë izolimi. Ajo doli nga periudha e rregjimit komunist në fillim të viteve 1990, periudhe ne te cilen u vendos edhe një sistem demokratik shumëpartiak. Procesi i tranzicionit rezultoi të ishte i vështirë. Korrupsioni është i përhapur në shkallë të gjerë dhe problemet janë të panumërta si rezultat i nivelit të lartë të papunësisë, rënies së skemave investuese mashtruese piramidale, infrastrukturës së vjetëruar dhe jo-funksionale, përhapjes së gjerë të krimit të organizuar, një fluksi të madh refugjatësh të ardhur si rezultat i konfliktit në Kosovë dhe një klime politike konfuze. Zgjedhjet e fundit janë mbajtur në vitin 2001 por situata është ende larg të qenit e stabilizuar dhe vendi ka reputacionin e dyshimtë të një vendi të konsideruar si ndër më të varfrit në Europë.

UMCOR hapi një zyrë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në pranverën e vitit 2004. Zyra e UMCOR në Shqipëri është aktualisht duke zbatuar një program të zhvillimit bujqësor, i financuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Bujqësinë (DSHBB) nëpërmjet skemës "Ushqim në Shkëmbim të Zhvillimit" të Vitit Fiskal 2004. UMCOR është gjithashtu duke para mundësinë e shtrirjes edhe në sektorë të tjerë.

PROGRAMET AKTUALE

Zyra e UMCOR në Shqipëri do të transformojë në vlerë monetare një sasi mallrash bujqësore të dhuruara nga DSHBB. Ky proçes transformimi bazohet mbi futjen e mallrave ushqimore në ato tregje ku mund të ketë një defiçit si dhe nxit zhvillimin e ekonomisë vendase nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës. Komunitetet rurale në Shqipëri janë në një shkallë të gjerë të pavarura ekonomikisht megjithëse niveli i prodhimit shpesh arrin vetëm të sigurojë jetesën. Popullësia urbane është më tepër e varur nga mallrat ushqimore të importuara kështu që shitja e mallrave të importuara nuk ndikon në mënyra negative çmimet e mallrave të vendit apo ekonominë vendase. Këto mallra, në formën e një sasie vaji krudo luledielli prej 4,190 Tonë (T) do të shiten nga UMCOR dhe të ardhurat do të përdoren për të vënë në zbatim aktivitetet e zhvillimit.

Programi për Mbështetjen e Prodhimit të Lulediellit do të vihet në zbatim pikërisht me fonde të siguruara nga ky proçes i transformimit të ketyre mallrave në vlera monetare. Projekti është hartuar si pjesë e një programi më të gjerë asistence për ringjalljen dhe rindërtimin ekonomik post-tranzicion të rajonit të Ballkanit në përputhje edhe me angazhimin e UMCOR ndaj këtij rajoni dhe metodave të tij të shkëmbimeve rajonale gjatë vënies në zbatim të programit.

Programi për Mbështetjen e Prodhimit të Lulediellit në Shqipëri ka dy synime kryesore:

  • Mbështetjen ndaj prodhimit të lulediellit për fermerë privatë të përzgjedhur të lulediellit që kanë shpirt sipërmarrësi duke u fokusuar në dy shoqata fermerësh
     
  • Mbështetje për zhvillimin e tregjeve dhe të biznesit për kompani të përzgjedhura private të përpunimit të lulediellit si dhe për aktorë të tjerë të industrisë së lulediellit

Në këtë foto shihet agronomi i UMCOR Z. Dhimitraq, duke matur farat e lulediellit së bashku me Kujtimin dhe djalin e tij, dy nga përfituesit e "Programit për Mbështetjen e Prodhimit të Lulediellit" të UMCOR në Shqipëri.

Faza e parë e zbatimit të projektit do të ketë të bëjë me identifikimin e farës më të përshtatshme të lulediellit për Shqipërinë. Fara do të testohet dhe UMCOR do të promovojë përdorimin e saj tek fermerët, industria dhe Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit (MBU).

UMCOR do të përzgjedhë rreth 50 fermerë për tu dhënë asistence në bashkëpunim me Unionin e Fermerëve Shqiptarë dhe MBU. UMCOR do të mbështesë formimin e një shoqate ligjore për këta fermerë dhe do t’ju sigurojë atyre kredi subvencionuese për tu krijuar atyre mundësinë të zhvillojnë dhe përmirësojnë produktin. UMCOR gjithashtu, do të përzgjedhë dhe mbështetsë shoqatat ekzistuese të fermerëve dhe anëtarët e tyre ose fermerë të tjerë privatë me shpirt sipërmarrësi që kanë dëshirë të kultivojnë luledielli për prodhim vaji. Përfituesit do të marrin mbeshtetje nga ana e zhvillimit të biznesit si dhe asistencë teknike. UMCOR do të asistojë në negociatat e shitjes midis prodhuesve dhe përpunuesve dhe/ose blerësve me qëllim blerjen e lulediellit për vaj të prodhuar nën drejtimin e këtij programi.

UMCOR pret që ky program të lehtësojë ndryshimet pozitive në prodhimtari dhe shkallën e përfitimit si për fermerët ashtu edhe për përpunuesit. Fermerët do të kenë më tepër lehtësi dhe mundësi për të përfituar kreditime dhe për këtë arsye do të jenë të aftë që në të ardhmen të zgjerojnë aktivitetin e tyre duke përdorur burimet konvencionale të financimit. Programi gjithashtu synon të rindërtojë besimin e ndërsjelltë midis fermerëve dhe përpunuesve nëpërmjet Skemës së Garantimit për Kontratat e Shitjes së Prodhimit.

UMCOR është aktualisht në procesin e hedhjes së bazave të bashkëpunimit me Institute Kërkimi në rajonin e Ballkanit gjë e cila do të ketë një ndikim pozitiv për projektin si dhe për vendosjen e lidhjeve studimore afatgjatë midis institucioneve kërkimore në nivel rajonal.

Rishikuar në Maj 2004

Ju mund të kontaktoni zyrën e UMCOR në Shqipëri në adresën e mëposhtme:

Abdi Kazani, Building 1, Ap 3B
Tiranë
SHQIPERI

Tel: +355 4 235 708

Drejtuesi i Zyrës: Angel Pesevski
E-mail: apesevski@umcor-al.org

MBESHTETJA PER ZYREN E UMCOR NE SHQIPERI

Dhurimet nga individë, kisha dhe grupe janë veçanërisht të rëndësishme për punën tonë. Ju lutemi jepni çfarë të mundeni për të ndihmuar popullin Shqiptar.

Europe: Dhurimet mund të dërgohen në EMK-Weltmission Germany në bankën EKK, nr. llogarie 401 773, kodi "sort" (BLZ) 60060606, kodi "swift" GENODEF1EK1.

Amerika e Veriut: Dhurimet për të mbështetur punën e UMCOR ne Shqipëri mund të dërgohen me një çek të pagueshëm për UMCOR në adresën 475 Riverside Drive, Room 330, Neë York, NY 10115, me shënimin "Advance #328235 Albania". Telefononi në (800) 554-8583 për të bërë dhurime me kartë krediti

Fillimi i Faqes